Është në rregull dhe i sigurt për përdorim uji për pije në Gostivar. Këtë e ka treguar analiza e zgjeruar fiziko-kimik të cilësisë së ujit të cilën e ka bërë Instituti për Shëndet Publik i Republikës së Maqedonisë.

Nga Instituti informojnë se uji për pije në Gostivar është bakteriolgjikisht në rregull, me përbërje të mirë fiziko-kimike dhe pa prani të pesticideve, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.