Klubi i Skënderbeut është dënuar me 60 mijë euro nga UEFA, për koret raciste në ndeshjen e fundit ndaj Partizanit të Beogradit, dhe me 1 ndeshje pa tifozë në shtëpi.

Në vendimin e publikuar nga qeveria e futbollit europian, korçarët dënohen për fyerjet e tifozëve në “Elbasan Arena”, në ndeshjen që u mbyll 0-0 me serbët e Partizanit.