Presidenti amerikan Donald Tramp planifikon gjatë javës së ardhshme të bëjë të ditur se Irani nuk e respekton marrëveshjen për programin bërthamor iranian dhe me këtë ta prishë marrëveshjen që në vitin 2015 e arritën gjashtë forcat botërore me Teheranin, publikoi “Uashington Fri Bikon”, duke iu refereruar burimeve në Shtëpinë e Bardhë.

Trampi kohët e fundit deklaroi se bëhet fjalë për marrëveshje të dëmshme dhe se opinioni së shpejti do ta dëgjojë se cili është qëndrimi i Shtëpisë së Bardhë.

Sipas marrëveshjes Irani u dakordua t’i dorëzojë rezervat e tij të uraniumit të pasuruar dhe të heqë dy të tretat nga cenrifugat e tij me të cilin pasurohet uraniumi në afat prej 13 viteve, ndërsa për kthim, vendet e tjera nënshkruese të marrëveshjes i lehtësuan sanksionet nda Iranit.

Kontrolli i zbatimit të marrëveshjes është në kompetencë të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) e cila duhet të fitojë qasje deri te të gjitha impiantet bërthamore iraniane, por sipas Shtëpisë sël Bardhë, Irani nuk lejon kontroll.

Sipas burimeve në Shtëpinë e Bardhë, sekretari amerikan i shtetit Reks Tilerson dhe sekretari i Mbrojtjes Xhejms Matis kërkojnë që marrëveshja të mbetet në fuqi, por se Trampi është i zemëruar për shkak të provave raketore iraniane, për këtë shkak planifikon të heqë dorë nga marrëveshja. Pritet Shtëpia e Bardhë të thirret në paralajmërimin e paradokohshëm të ANEB-it se organizata nuk mund të garantojë për të gjitha impiantet bërthamore të Irakut.

Shumica e senatorëve republikan, si Ted Kruz dhe Tom Koton, i bënë thirrje Trampit të publikojë se Irani nuk e respekton marrëveshjen dhe me atë të fillojë proces për vendosje të sërishme të sanksioneve ndaj Teheranit.