Aktorja e njohur e serialit “Jetë”, Hande Ercel është shfaqur mbrëmë në një event të rëndësishëm në Turqi. Kohët e fundit, aktorja është përfolur për një lidhje të re dashurie me biznesmenin Mehmet Dinçerler.

Menjëherë, gazetarët vrapuan drejt saj për ta pyetur por përgjigjja e aktorës ishte shumë evazive.

“Çdo gjë po shkon shumë mirë” – ka thënë Hande. Kujtojme se projekti i fundit i aktorës është seriali “Perla e zezë” ku ajo interpreton në krah të Tolgahan Saysiman.