Tyra Banks dhe fotografi i njohur Erik Asla, i kanë dhënë fund romancës së tyre disavjeçare.

Kështu thotë një burim për revistën ET, teksa shton se ndarja e tyre vie pas disa mosmarrëveshjeve të çiftit i cili po takohej që nga viti 2013, transmeton Klan Kosova.

Dyshja kishin një djalë njëvjeçar, York Banks – Asla, të cilin e gëzuan përmes një nënë surrogate në janarin e kaluar.

”Edhe pse i dhanë fund, ata janë ende miq dhe bashkëpunojnë si prindër për të mirën e birit të tyre York”, citohet të ketë thënë një burim për ET.