“Twitter” njoftoi se do të bllokojë publikimin në platformën e saj të mediave të financuara nga Rusia, si Sputnik dhe RT.

Përmes një deklarate në blogun e saj të enjten, kompania “Twitter” bën me dije se e mori këtë hap si pjesë e “një përkushtimi të vazhdueshëm për të ndihmuar në mbrojtjen e integritetit të përdoruesve të saj.”

“Twitter” citoi një raport në muajin janar të agjencive amerikane të zbulimit, ku arrihej në përfundimin se qeveria ruse është përpjekur të ndërhyjë në zgjedhjet presidenciale të 2016-ës në Shtetet e Bashkuara, përmes mediave RT dhe Sputnik, të financuara nga Rusia.