Presidenti i Këshillit të Evropës, Donald Tusk, deklaroi se rezultati i bisedave mjaft të tendosura për Brexit varet nga Londra dhe se ende është e gjallë mundësia që Britania të tërhiqet nga Brexit.

Tusk tha se Bashkimi Evropian është në gjendje të përgjigjet ndaj çdo skenari të mundshëm, për aq kohë sa shtetet anëtare të unionit mbesin të bashkuara, shkruan rtv21.tv Gjatë fjalimit para deputeteve të Parlamentit të Evropës në Strasburg, Tusk tha se nga Londra varet se si do të përfundojnë negociata, pra se a do të përfundojnë me një marrëveshje të mirë, apo pa marrëveshje për Brexit.

Ai shtoi se unioni ja ka arritur që të vendos unitet mes 27 shteteve anëtare, por se ato tani do të përballen me një test të vështirë.

Paratë edhe më tutje mbetën pika më e vështirë në bisedat e deritanishme mes Brukselit dhe Londrës.

Dallimi i madh në qëndrime ka të bëjë me atë se sa para është Britania e gatshme të paguaj dhe kërkesën e unionit se Londra duhet të paguaj 40 miliardë euro, pas largimit nga unioni.

Pa këtë marrëveshje, Bashkimi Evropian nuk është i gatshëm të nis fazën e dytë të bisedave për marrëdhëniet në të ardhmen, e as për marrëdhëniet tregtare mes dy palëve, e që konsiderohet si një çështje tejet e rëndësishme nga ana e Britanisë.