Autoritetet turke kanë lëshuar urdhërarreste për 133 punëtorë të ministrisë së Financave dhe të Punës, si pjesë e një fushate më të gjerë kundër pjesëmarrësve në përpjekjen e dështuar të grushtit të shtetit të vitit të kaluar.

Ata dyshohen se përdorën “Baylock”, një aplikacion ky për  dërgimin e mesazheve të koduara, që qeveria pretendon të ketë përdorur rrjeti i Fetullah Gylenit, një imam turk që jeton në ekzil në Pensilvani të Shteteve të bashkuara të Amerikës, raporton Reuters, transmeton Klan Kosova.