Një automjet ka marrë flakë pak minuta më parë në brendësi të tunelit të Kalimashit në rrugën e Kombit.

Ky incident ka sjellë ndërprerje e qarkullimit të automjeteve në tunel. Nga tuneli ka dalë një shtëllungë e madhe tymi e cila ka alarmuar qytetarët.

Zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërhyrë për të fikur makinën e djegur.

Shkak i shpërthimit të flakëve ka qenë një defekt teknik në makinë. Fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar nga incidenti.