Thomas Tuchel është kandidat për ta marrë drejtimin e Evertonit

Everton është në kërkim të një trajneri të ri pas shkarkimit të Ronald Koemanit nga detyra, pas rezultateve të dobëta deri më tani këtë sezon.

Sipas tabloidit britanik,  Daily Mirror, kandidat për ta marrë drejtimin e Evertonit është ish trajneri i Borussia Dortmundit, Thomas Tuchel.

Drejtuesit e Evertonit trajner të përkohshëm e kanë emëruar David Unsworth, i cili deri më tani ka qenë në rolin e ndihmës trajnerit te kjo skuadër.