Lëvizja Besa dje ishte prezentë me tubimin qendror që mbajti në Studeniçan, ku prezent ishin mbi 600 pjesëmarrës nga gjitha vendbanimet e kësaj ane. mbi 600 pjesëmarrës nga të gjitha vendbanimet e Komunës së Studeniçanit, tubim kjo që u mbajte në restorant ‘’Guri’’ në Studeniçan të Karshiakës. Fjalë rasti gjatë këtij tubimi mbajtën deputeti i Lëvizjes Besa, Afrim Gashi, sekretari organizativ i partisë Zejd Rexhepi.  Gjatë fjalimeve të tyre dy anëtarët e kryesisë qendrore të Besës, ku thurrën fjalë tepër emocionuese ndaj bartësit të listës z. Ibrahim Jusufi dhe kandidatit për kryetar të Komunës së Studeniçanit dr. Rexhep Memedi, duke i përgëzuar ata me fitoren e radhës që do të ketë Lëvizja Besa në Studeniçan.

Në fund të pranishmëve, fjalë rasti mbajti kandidati i Lëvizjes Besa për kryetar komune në Studeniçan, dr. Rexhep Memedi duke ngërthyer fjalë shpresëdhënëse për banorët e Karshiakës,  ‘’ Qytetarëve të Komunës së Studeniçanit me sinqeritet më të madh ju premtojmë se detyrimet tona do ti kryej me profesionalizëm dhe transparencë. Pa dallim përkatësisë nacionale dhe politike, dyert e komunës tonë do të jenë të hapura për të gjithë banorët e Karshiakës. Ne do te jemi në shërbimin tuaj gjithmonë. Jemi të vetëdijshëm për hallet dhe problemet që ekzistojnë në komunën tonë por ne së bashku duhet të punojmë sa më shumë dhe të ofrojmë më të mirën për të gjithë’’, përfundoi kandidati i Besës për komunën e Studeniçanit.

Tubimi i Lëvizjes Besa në Studeniçan, përfundoi me prezantimin e projekteve të prezantuara me 3D, programe dhe projekte të cilat Lëvizja Besa i synon që ti realizoj gjatë mandatit të fituar 4 vjeçar në komunën e Studeniçanit.