Presidenti amerikan, Donald Trump, ka reaguar pas një sulmi të përgjakshëm në Nju-Jork, ku mbetën të vdekur tetë persona e mbi 10 të tjerë të lënduar.

Sulmi ka ndodhur kur një kamionçinë ka hyrë në një shteg të këmbësorëve dhe çiklistëve në Manhatan, duke u përplasur me ta.

Autori i sulmit është vrarë nga policia, ndërsa autoritetet po e lidhin sulmin me terrorizmin.

“Në Nju-Jork duket se ka ndodhur një sulm tjetër nga një person i sëmurë dhe i çekuilibruar. Hetuesit po e ndjekin këtë rast nga afër”, ka shkruar Trump në Twitter.

“Nuk duhet ta lejojmë ISIS’in të kthehet, apo të hyjë, në vendin tonë, pasi e kemi mposhtur në Lindjen e Mesme dhe gjetiu. Mjaft!”, ka shkruar Trump më pas.