Presidenti i SHBA-së Donald Tranp nuk do ta vizitojë zonën e demilitarizuar gjatë vizitës në Koren e Jugut javën e ardhshme.

“Presidenti nuk do ta vizitojë zonën e demilitarizuar, nuk ka kohë të mjaftueshme”, deklaroi një përfaqësues i lartë i Administratës shtetërore.

Vizita e Trampit në Korenë e Jugut realizohet në momentin kur ekziston tension i madh në marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Koresë së Veriut për shkak të provave bërthamore të Phenianit.