Rusia po i pengon përpjekjet e SHBA-së që ta pamundësojnë Korenë e Veriut që të përdorë armë bërthamore, ndërsa Kina po na ndihmon në këtë, deklaroi presidenti amerikan, Donald Tramp.

Ai për Foks Biznis Netuork deklaroi se më lehtë do të zgjidhet problemi me programin bërthamor të Phenianit nëse SHBA-ja ka marrëdhënie më të mira me Rusinë.

“Kina po na ndihmon, ndërsa Rusia mund të shkojë nëpër rrugë tjetër që ta prishë atë që ne po e arrijmë”, tha Tramp.

Një sërë testimet e armëve në Korenë e Veriut dhe deklaratat luftarake gjithnjë e më të shpeshta të Trampit dhe të presidentit koreanoverior Kim Xhong-un në mënyrë plotësuese i rritën tensionet midis Uashingtonit dhe Phenianit, vlerëson Foks Biznis Netuork.

Marrëdhëniet midis SHBA-së dhe Rusisë u ftohën pas gjoja përzierjes së Moskës në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar në SHBA, pastaj, bashkimi i Krimesë dhe mbështetja e Rusisë për qeverinë siriane.

“Mendoj se do të mund të kemi marrëdhënie të mira dhe mendoj se situata me Korenë e Veriut do të mund të zgjidhet më lehtë”, konkludoi Tram.