Në video të publikuar nga fmimages.net shihen Forcat Speciale shqiptare duke arrestuar një kosovar të dyshuar si ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pasi i gjetën atij dy bomba.

Policia në pikën e kontrollit në rrugën ndërmjet Bajram Currit dhe Topojës konfirmoi atë kohë se i dyshuari ishte nga Kosova dhe se atij iu gjetën dy granata dore.

Në video dëgjohen disa shqiptarë duke iu thënë policisë ”lëreni more burra se është kosovar” ndërsa kosovari i frikësuar nuk flet asnjë fjalë.