Një mjet shpërthyes është aktivizuar mbrëmë, gjysmë ore para mesnate në oborrin e një shtëpie familjare në lagjen e Shkupit Saraj, me ç’rast është dëmtuar një pjesë e shtëpisë dhe automjeti i pronarit. Në incident nuk ka persona të lënduar.

Siç informojnë nga MPB për MIA-n, ngjarjen në polici e ka paraqitur pronari i shtëpisë M.D. nga fshati Saraj në orën 23:40.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes kanë kryer ekipe të SPB Shkup dhe nga sektori për antiterrorizëm.

Tani për tani nuk ka informata për atë se kush dhe përse e ka gjuajtur mjetin shpërthyes.