Lajme jo të mira për Kombëtaren e Brazilit në prag të sfidës ndaj Bolivisë. Ylli i skuadrës Neymar nuk mundi të përfundonte ditën e sotme stërvitjen e tij të fundit me ekipin kombëtar.

Lojtari i PSG-së, mori dy ndërhyrje të ashpra dhe kjo bëri që ai të largohej para kohe duke çaluar.

Një ndërhyrje u shkaktua nga mesfushori i Barcelonës, Paulinjo, gjatë një dyluftimi ndërsa tjetra nga sulmuesi Diego Tardeli.

Te Kombëtarja e Brazilit duken të shqetësuar pasi ende nuk dihet nëse Neymar do të jetë në gjendje të luaj kundër Bolivisë.