Me propozim të prokurorit kompetent publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup, gjykatësi i procedurës paraprake u caktoi masë paraburgimi prej 30 ditësh katër sulmuesve të deputetit Ziadin Sela. Të katërtit ndodhen nën hetim për veprën e kryer penale vrasje në tentativë, që si bashkëpunëtorë e kryen më 27 prill në Kuvendin e Maqedonisë, sipas nenit 123, ndërkaq lidhur me nenin 19 dhe lidhur me nenin 22 të Kodit penal.

Për personin e pestë, për të cilin prokuroria, gjithashtu, propozoi përcaktim të masës së paraburgimit, për shkak të gjendjes së përkeqësuar shëndetësore gjykata do të vendos në mënyrë plotësuese.