Kanë kaluar më shumë se pesë muaj që kur trajneri Zinedine Zidane ka luajtur nga fillimi me treshen Karim Benzema, Gareth Bale dhe Cristiano Ronaldo.

Hera e fundit që këta tre lojtarë kishin luajtur nga fillimi është muaji prill i këtij viti, në El Clasicon ndaj Barcelonës në “Santiago Bernabeu”.

Që nga ajo kohë, për shkak të dëmtimeve dhe pezullimeve, këta tre lojtarë nuk kanë luajtur së bashku.

Bale ka munguar në kohën më të gjatë për shkak të lëndimit, ashtu sikurse edhe Benzema, ndërsa Ronaldo ka munguar për shkak të pezullimit.

Bale dhe Benzema vazhdojnë të jenë të dëmtuar, por pritet që në ndeshjen e ardhshme ndaj Getafes, ata të jenë gati dhe të luajnë për herë të parë së bashku këtë sezon.