Të paktën tre persona e kanë humbur jetën pasi policia e Kenias u përlesh me demonstruesit në disa pjesë të kryeqytetit Najrobi dhe qytetin perëndimor Kisumu. Policia ka gjuajtur në ajër me municion luftarak.

Mbështetësit e opozitës, të kryesuar nga Rajli Oding, tentuan ta pengojnë votimin me ngritjen e barrikadave në disa vendvotime dhe gjuajtje me gurë. Policia u përgjigj me gaz lotsjellës dhe topa uji, tre orë nga momenti kur duhej të ishin hapur vendvotimet.

Demonstruesit tentuan ta minojnë kredibilitetin e presidentit aktual të Kenias, Uhuru Kenijata, fitorja e të cilit sërish pritet në zgjedhje.

Deri më tani në trazirat në Kenia e kanë humbur jetën rreth 40 persona. Protestat e opozitës filluan në gusht pas zgjedhjeve presidenciale, të cilat për opozitarët ishin të parregullta.

Gjykata supreme e Kenias i anuloi zgjedhjet që i fitoi presidenti Uhuru Kenijata. Zgjedhje të reja janë caktuar për më 26 tetor, gjegjësisht sot, por opozitarët nuk besojnë se edhe ato do të jetë korrekte dhe demokratike dhe për këtë i kanë bllokuar vendvotimet për ta penguar votimin.