Ky vit ka qënë tepër produktiv për Capital T i cili nuk rresht së publikuari projekte të reja muzikore. Ndërkohë që po shijon sukseset e projekteve të mëparëshme, duke dhënë koncerte si brenda dhe jashtë Shqipërsië, Kapoja është gati për bombën e radhës.

I quajtur si bashkëpunimi i vitit, Capital T ka bashkuar fuqitë me Lyrical Son dhe Vig Poppën për projektin e radhës, i cili do të dalë në kanalin e Youtube ditën e nesërme. Treshja, deri tani, nuk ka dhënë detaje rreth titullit të këngës.