Ndryshe nga motra e saj Sara Hoxha, trashëgimtarja tjetër e Top Channel, Lori Hoxha, duket se nuk e ka marrë seriozisht festën e “Halloween”, të paktën deri tani.

Ajo ka publikuar në SnapChat një fotografi, në të cilën ka treguar veshjen e saj për Halloween, ku mesa duket nuk është lodhur shumë.

Krahas fotos së publikuar në rrjet, ku shfaqet e veshur më një kostum sportiv, Lori ka shkruar: “Këtë Halloween kam vendosur të vishem si vetja ime në vitin 2016”.

Megjithatë mbetet të presim darkën, për të parë nëse trashëgimtarja e Top Channel do të ketë ndërruar mendje ose jo.