Julen Lopetegui ka lavdëruar Shqipërinë para përballjes së nesërme në stadiumin “Jose Rico Perez”.

Kombëtarja shqiptare nuk duhet nënvlerësuar. Ky është mesazhi i dhënë nga futbollistët e Spanjës gjatë gjithë këtyre ditëve dhe që u përforcuan edhe më shumë nga deklaratat e trajnerit, Julen Lopetegui.

Trajneri i Spanjës pati vetëm fjalë të mira për Shqipërinë në Konferencën për media.

“Shqipëria siguroi një kualifikim me nder për në Evropianin e Francës dhe në ndeshjen e parë me të ne vuajtëm për të fituar”, u shpreh Lopetegui.

“Në ndeshjen me Italinë meritonte të fitonte. Është një skuadër që ka në përbërje lojtarë të talentuar, me shumë  fizik dhe e rregullt në aspektin taktik”, shtoi trajneri Spanjës.