Pas humbjes nga Skënderbeu, ka folur për mediat dhe trajneri i Teutës, Gugash Magani. Ai tha se ai ndihet i fyer nga ekipi i tij, pasi nuk luajti siç duhet.

Magani tha gjithashtu se penalltitë ishin skandal, pasi nuk ishin për tu akorduar, por gjithsesi tha ai, ekipi i tij u soll si amator.

Trajneri tha se është i hapur për veprimin e presidentit, nëse do ta shkarkojë.

Ishim përgatitur që ta fitonim ndeshjen, por nuk e besuam, prandaj dhe humbëm. Ndihem i fyer nga skuadra, pasi nuk e meritoi këtë sjellje, sepse në pjesën e parë luajtëm mirë. Gjyqtari është protagonist për fitoren e Skënderbeut, por edhe ne u treguam amatorë, kur mund ta kishim menaxhuar siç duhet rezultatin. Unë jam i hapur për veprimet e presidentit karshi meje, edhe pse kam marrëdhënie të mira me të. Mbaj përgjegjësitë e mija, edhe lojtarët duhet të mbajnë përgjegjësitë e tyre”, tha Magani.