Lionel Messi është padyshim ylli i Argjentinas dhe ka një rol të veçantë në skuadrën që drejtohet nga Sampaoli. “Pleshti” në fakt ka një ves të çuditshëm, pasi udhëton gjithmonë natën me avion.

Duke folur për këtë temë trajneri i Argjentinës ka zbuluar edhe shkakun se pse ndodh diçka e tillë.

“Leo nuk mund të vinte pasdite, pasi nuk mund të flinte. Ai gjithmonë vjen nga Barcelelona gjatë mbrëmjes, për të fjetur në avion. Messi vjen herët në mëngjes, por kjo nuk e privon atë nga stërvitja e dyfishtë që bëjmë dhe është prezent në të gjitha bisedat që kemi me lojtarët për të përgatitur sa më mirë ndeshjen”, tha Sampaoli në konferencë për shtyp.