Parku në malin Vodno është një ndër qendrat kryesore rekreative-sportive dhe lokacione për banorët e Shkupit, por për shkak të atraktivitetit dhe vizitueshmërisë së madhe, veçanërisht gjatë fundjavave, krijohet kaos i madh trafiku në rrugën e cila të çon drejt parkingut në Vodno të Mesme, tha në konferencën e sotme për shtyp kandidati për kryebashkiak të Qytetit të Shkupit i VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit “Për Maqedoni më të mirë”, Koce Trajanovski.

Ai shtoi se për tejkalimin e kësaj gjendje, për rritjen e sigurisë së vizitorëve në Vodno, ndërsa njëherit edhe mbrojtje më të madhe të Parkut në malin Vodno, në programin e tij zgjedhor është paraparë projekt “Vodnoja pa makina”, me të cilin do të vendoset ndalesë e lëvizjes së makinave private gjatë fundjavave.

Për realizimin e projektit, siç tha, do të sigurohet parkim falas në parking-hapësirën para objektit të mëparshëm “Nova Makedonia”  dhe në garazhin me kate “Makedonska falanga”, ndërsa NQP do të sigurojë linjë autobusi nga parkingu dhe garazhi me kate deri në Vodno të Mesme dhe anasjelltas.

Trajanovski potencoi se këto janë vetëm një pjesë e projekteve të cilat janë paraparë në programin e ri zgjedhor 2017-2021 për përmirësimin e kushteve për rekreim në Vodno, ndërsa si dhe të tjerat më të rëndësishme i përmendi vazhdimin e rregullimit dhe meremetimin e shtigjeve në Vodno, vendosjen e pajisjes së re urbane, si dhe ndërtimin e shtegut për biçikleta për çiklizëm sportiv ekstrem.

Comments are closed.