Choirul Huda ka ndërruar jetë pas një goditje të rëndë që ka marrë nga shoku i skuadrës, Ramon Rodrigues.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Super Ligën e Indonezisë gjatë ditës së sotme, raporton “The Sun”, transmeton Gazeta Express.

Portieri i Perselas, Choirul Huda, tragjikisht ka ndërruar jetë pas një përplasje në fushë me shokun e skuadrës, Ramon Rodrigues.

38 vjeçari ishte në aksion për të tijtë kundër ekipit, Semen Padang, kur ndodhi incidenti në pjesën e parë.