Një 61-vjeçar është gjetur i vdekur këtë të premte në Moravë të Beratit. Sipas hetimeve paraprake të Policisë, ai është vetëvarur në kasollen pranë shtëpisë. Ka qenë e shoqja që ka gjetur trupin e pajetë.

Zyrtarisht, Policia bën me dije se:  Në datë 27.10.2017, rreth orës 14:00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në fshatin Moravë, Berat, një shtetas dyshohet se është vetëvarur.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor si dhe eksperti mjeko-ligjor ky ka rezultuar se:

Shtetasi S.P., 61 vjeç, dyshohet se  është vetëvarur në kasollen pranë banesës së tij.

Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera nga ndonjë faktor tjetër.

Trupi i pa jetë është gjetur nga bashkëshortja.

Nga deklarimi i familjarëve të viktimës rezulton se viktima vuante prej vitesh nga depresioni.