Pa frikë viti 2017 mund të quhet viti i dasmave në të cilin i kanë dhënë fund beqarisë shumë personazhe të njohur të ekranit.

Prej muajsh tashmë mediat janë duke shkruar për dasmën e moderatorit të njohur kosovar Labinot Gashi dhe të fejuarës së tij Qendresës.

Të gjithë janë kuriozë të dinë detaje mbi organizimin e ceremonisë që do të lidhë në martesë çiftin e njohur. Tashmë është zyrtare dhe dihet se ata do të martohen më datë 15 tetor.

Të ftuar në ditën tyre më të lumtur do të jenë familjarët, të afërmit dhe personazhe të njohur të ekranit, miq të çiftit. Ceremonia do të zhvillohet në qytetin e Prizrenit. Së fundmi është zbuluar gjithashtu edhe ftesa e dasmës së Labit dhe Qëndresës. Ata kanë dy vite të fejuar dhe më në fund vendosën të hidhnin hapin e rëndësishëm të martesës.