Këngëtarja  prishtinase, e njohur botërisht për zërin e saj të mahnitshëm, Dua Lipa, është bërë pjesë e magazinës amerikane Time, për karrierën e bujshme të saj.

Në një publikim të bërë në llogarinë zyrtare të Time në Instagram, pasqyrohet mjaft mirë rrjedhoja e jetës së këngëtares nga Kosova, duke bërë të ditur po ashtu se Dua Lipa tashmë është zgjedhur si lidere e gjeneratës së ardhshme.

”Lipa, një nga 10 pionierët e rinj që TIME ka zgjedhur si Udhëheqës të Next Generation të këtij viti” thuhet në shkrimin e publikuar.

Artikulli dedikuar yllit nga Kosova, shkruan dhe për momentin kur ajo ishte fëmijë ndërsa dirigjuesi i saj citohet t’i ketë thënë se ke zë shumë të dobët.

”Kur Dua Lipa (@dualipa), ishte një fëmijë në kor, dirigjenti i saj tha se zëri i saj ishte shumë i ulët”.

Tutje thuhet se kur familja e Dua Lipës u larguan nga Kosova për të plotësua ëndërrat e vajzës së tyre, ajo në Londër luftoi për të gjetur zërin e saj të fuqishëm, nga i cili tani dhe njihet në mbarë botën.

Pas këtij artikulli të publikuar që i kushtohet Dua Lipës, kolumnisti i njohur Perez Hilton, nuk i ka rezistuar dot talentit të saj.

Perez Hilton i cili njihet si kritik dhe komentues i rrallë në rrjetet sociale i ka shprehur Dua Lipës dashuri, dedikim në të cilin shkruan ”I love her”.