Justin Timberlake ka përdorur rrjetet sociale ditën e enjte për t’i uruar bashkëshortes së tij, Jessica Biel përvjetorin e 5-të të martesës së tyre.

Këngëtari 36-vjeçar ka postuar një video të bërë kohë më parë në studion e regjistrimit për të festuar këtë moment historik.

“Një natë vonë në studio, po, iu riktheva muzikës. Por sot është një ditë akoma më e rëndësishme për mua pasi si sot 5 vite më parë, unë u bëra burri më i lumtur në botë kur u betuam për dashurinë tonë me shoqen time më të mirë. Kjo këngë ishte kërcimi ynë i parë”.

“Për bukuroshen time, Jessica Biel: Ti më ke mësuar se çdo të thotë dashuria e vërtetë. Nuk mund ta them dot me fjalë se si kanë qënë këto 5 vite për mua. Kështu që, dëgjo melodinë sepse dashuria ime fshihet aty… Gëzuar përvjetorin e 5-të bashkëshortja ime. Një këngë për ty”, shkruan në postimin e tij Justin.