Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson këmbënguli që qeveria rajonale e Kurdistanit irakian dhe qeveria qendrore në Irak të zgjidhin konfliktin mbi referendumin kurd dhe territoret kontestuese përmes dialogut.

Zyrtari amerikan e shfaqi këtë qëndrim në fillim të takimit me kryeministrin irakian Hajder al-Abadi në Bagdad, por kryeministri irakian iu doli  në mbrojtje të forcave paraushtarake irakiane që gëzojnë mbështetjen e Iranit, raporton Reuters.