Milani arriti të merrte një fitore me shumë vlera në një fushë të vështirë si ajo e Chievos (1-4) mbrëmjen e djeshme në Serie A.

Por ajo që ra në sy në këtë ndeshje ishte edhe mungesa e Leonardo Bonuccit, njërit prej lojtarëve të ardhur me bujë gjatë verës.

Pikërisht për ish-mbrojtësin e Juventusit në rrejetet sociale ka shpërthyer ironia. Në postime të ndryshme të tifozëve shihen shkrimet ku thuhet se Bonucci ishte më i mirë në fushë.

Madje kishte edhe nga ata që thonin se më në fund Bonucci kishte spostuar ekuilibrat në fushë, duke ironizuar me shprehjen e mbrojtësit italian.