Është therur me thikë zv/kryeredaktorja e radios kryesore në Moskë nga një person i panjohur.

Ekho Moskvy, e cila është përshkruar si radioja e vetme e pavarur e lajmeve në Rusi, ka thënë në ueb-sajtin e saj se sulmuesi është futur në studiot e radios dhe e ka therur Tatyana Felgenhauer. Tatyana njihet më së miri si bashkë-prezantuese e një emisioni të njohur të mëngjesit, transmeton Express.

Kryeredaktori i radios, Alexei Venediktov, ka shkruar në Twitter se Felgenhauer është dërguar në spital dhe se është jashtë rreziku. Sipas tij, sulmuesi është arrestuar.

Kritikat e mëdha të Ekho Moskvy i kanë nevrikosur shumë në Qeverinë e Rusisë, gjersa gazetarët dhe prezantuesit e saj kanë marrë vazhdimisht kërcënime me vdekje.