Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ngushëlluar familjarët dhe të afërmit e viktimave të sulmit që ndodhi pak më parë në Nju-Jork.

Deri tash raportohet për gjashtë të vdekur, nga sulmi kur një kamion goditi këmbësorët.

“Në zemër dhe lutje kam viktimat e sotme të Nju-Jorkut dhe të dashurit e tyre”, ka thënë Thaçi.

“Kam shumë miq amerikanë dhe shqiptarë atje. Shpresoj të jenë mirë”, ka shtuar ai.