Kreu i kësaj partie Menduh Thaçi akuzoi për keq menaxhim qeverisjen deritanishme të komunës e cila siç tha ka ndikuar në shpërnguljen e banorëve. Ai duke kërkuar votën e banorëve të Zhelinës tha se kandidati i tyre do të angazhohet që të përmirësojë gjendjen e tyre pasiqë ka kapacitetet e nevojshme për këtë.

“Kandidati jonë është më i përgatituri për ta qeverisur komunën. Kandidati jonë ka edhe disa përparësi tjera, përparësia e parë është se po të fitojë kandidati i PDSH-së mundësia për të marrë ndihma dhe donacione prej shteteve të Unionit Evropian, SHBA-ve dhe Turqisë është shumë e madhe për shkak se është një kuadër që e njeh punën, është një person që nuk është korruptuar dhe i kriminalizuar”, tha Thaçi