Thaçi duke potencuar se e vetmja parti opozitare shqiptare është PDSH-ja bëri edhe një pyetje publike deri te partitë tjera shqiptare: “Ku do të fshiheni kur ditën e zgjedhjeve do të del në pah realiteti i koketimit me partitë maqedonase”?

Partia Demokratike Shqiptare sot mbajti tubimin e saj në Gostivar. Para të pranishmëve foli Vildan Memedi, bartësi i listës së këshilltarëve të PDSH-së për komunën e Gostivarit, si dhe kandidati për kryetar të komunës së Gostivarit, Sebajdin Izairi, të cilët në fjalimet e tyre e shpalosën programin dhe ofertën e PDSH-së. Z. Izairi theksoi se prioritetet e tij dhe të grupit të këshilltarëve të PDSH-së do të jenë investimet në zhvillim, infrastrukturë dhe në mbrojtjen e ambientit jetësor në komunën e Gostivarit.

Të pranishmëve në këtë tubim i ju drejtua edhe Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi i cili mes tjerash theksoi është i nderuar me kandidaturat e Gostivarit dhe që duhet vazhduar rezistencën kombëtare. Gjendja e shqiptarëve dita-ditës përkeqësohet për shkak të mungesës totale nga pushteti lokal dhe ai qeveritar për ti rregulluar punët. Z.Thaçi duke potencuar se e vetmja parti opozitare shqiptare është PDSH-ja bëri edhe një pyetje publike deri te partitë tjera shqiptare: “Ku do të fshiheni kur ditën e zgjedhjeve do të del në pah realiteti i koketimit me partitë maqedonase”?