Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kryer të drejtën e tij qytetare për të votuar  për kryetar të komunës.

Së bashku me djalin e tij dhe bashkëshorten Thaçi ka votuar në shkollën “Faik Konica” në Prishtinë.

Në një prononcim për media, Thaçi ka ftuar qytetarët që të dalin në mënyrë masive që të votojnë.

“Ju ftoj për një proces masiv dëshirojë të falënderojë KQZ-në që kanë punuar për përkushtim për këto zgjedhje, që ky proces i rëndësishëm të ecë në mënyrë të rregullt”, është shprehur Thaçi.