Partia Demokratike Shqiptare sonte mbajti tubimin e saj në Sllatinë ku para një numri të madh të anëtarëve dhe simpatizantëve të PDSH-së folën, Ilmiasan Hasipi – kandidati për këshilltar nga Sllatina dhe kandidati për kryetar të komunës së Tearcës, Ruhan Iljazi, të cilët e shpalosën programin dhe ofertën e PDSH-së për këtë komunë.

Iljazi theksoi se prioritetet e tij dhe ekipit të tij do të jenë programet zhvillimore, investimet në infrastrukturë, si dhe mbrojtjen e ambientit jetësor në komunën e Tearcës.

Të pranishmëve në këtë tubim iu drejtua edhe kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi i cili mes të tjerash theksoi se mbështetjen që e kërkojmë ne si PDSH nuk do të kishte kuptim pa e dënuar pushtetin e deritashëm.

Thaçi më tej premtoi se PDSH nëpërmjet kandidaturave të forta do të sigurojë donacione të jashtme që do të stimulojnë një zhvillim real ekonomik në vendbanimet shqiptare.