Ekonomia e Maqedonisë gjatë vitit të ardhshëm do të shënojë shkallë më të lartë të rritjes, ndërsa sinjale pozitive shënohen që tani në tregjet ndërkombëtare të kapitalit, në të cilët kotojnë euro-bonot e vjetra që i lëshoi vendi, shkruan Blumberg duke e transmetuar intervistën me ministrin e Financave Dragan Tevdovski.

Sipas agjencisë me renome, me formim të qeverisë së kryeministrit Zoran Zaev, para katër viteve, përfundoi kriza politike dyvjeçare e cila i ngadalësonte investimet, që do të ndikojë pozitivisht në ekonomi për të cilën pritet që vitin e ardhshëm të realizojë rritje më të lartë prej tre për qind.

Rritja e bruto prodhimit vendor do të përshpejtojë lëvizje nga konsumi privat dhe eksport, theksoi ministri i Financave Tevdovski për Blumberg.

“Me përfundimin e krizës politikë tanimë po shohim rritje të caktuar të aktivitetit ekonomik, i cili do të intensifikohet vitin e ardhshëm”, thotë Tevdovski.

Blumberg më tej vëren se në tregjet ndërkombëtare të kapitalit tanimë po shihen lëvizjet pozitive për ekonominë e Maqedonisë, për shkak se bie çmimi për tregtim me bonot e lëshuara ndërkombëtare nga qeveria paraprake, që do të thotë se besimi i investitorëve në ekonominë e Maqedonisë po rritet.

“Rendimenti nga bonot të denominuara në euro valutë, të cilët arrijnë në korrik të vitit 2023, janë zvogëluar për dy pikë bazike në 3,2 për qind të deritanishmet”, shkruan Blumberg.

Siç paralajmëron Tevdovski për Blumberg, Qeveria planifikon ta zvogëlojë deficitin buxhetor për vitin 2018 nën 2,9 për qind nga BPV-ja, sa është këtë vit edhe një nga opsionet është që të lëshojë bono ndërkombëtare në tregun global.

“Jemi të vendosur që vitin e ardhshëm të jetë jashtëzakonisht më i ulët se këtë vit, në pajtueshmëri me qëllimin tonë për konsolidim gradual fiskal. Sa i përket deri në vitin 2018, lëshimi i bonos ndërkombëtare është gjithashtu opsion, duke i pasur parasysh kushtet më të volitshme në tregun ndërkombëtar”, thotë Tevdovski.

Blumberg më tej shkruan se formimi i koalicionit qeveritar në qershor, me çka ndodhi ndryshimi i parë i qeverisë pas më shumë se një dekade, premton ringjallje të përpjekjeve të vendit për pranim në Bashkimin Evropian në Bashkimin Evropian dhe në NATO, pasi skandali me përgjimin në vitin 2015 e ka hequr pushtetin paraprak. Koalicioni qeveritar e konfirmoi pushtetin e tij edhe në zgjedhjet lokale, shkruan agjencia. Socialdemokratët fituan 54 nga 81 komuna duke e përfshirë edhe Qytetin e Shkupit, para raundit të dytë të zgjedhjeve.

“Arritëm progres të jashtëzakonshëm në kuptim të stabilitetit ekonomik. Gjithashtu, është realizuar përmirësim i dukshëm tek kohezioni social dhe marrëdhëniet ndëretnike”, thotë Tevdovski për Blumberg, i cili shton se sfida më e madhe për Maqedoninë është zbatimi i suksesshëm i reformave gjithëpërfshirëse, duke përfshirë luftën kundër korrupsionit dhe përmirësimin e qeverisjes së të drejtës sipas standardeve të BE-së.

Qeveria planifikon ta ndryshojë politikën e saj ndaj zbatimit të drejtësisë më të madhe sociale dhe do ta zëvendësojë tatimin ekzistues të sheshtë prej 10 për qind për tatim personal të fitimit dhe tatim të fitimit të ndërmarrjeve me normë progresive, thotë Tevdovski për Blumberg. Ai konsideron se norma e inflacionit vitin e ardhshëm do të jetë 1,7 për qind, me ç’rast do të rritet nga 1 për qind sa është projektuar për vitin 2017.