Jostabiliteti politik ndikoi për rënien e rritjes ekonomike, por është shumë e rëndësishme se me formimin e Qeverisë kemi stabilizim politik të gjendjes dhe ka rimëkëmbje të aktivitetit të investimit, vlerësoi ministri i Financave Dragan Tevdovski në deklaratë për Zërin e Amerikës në gjuhën maqedonase, gjatë Takimeve vjetore të FMN-së dhe Bankës Botërore në Uashington.

“Projeksionet tona përputhen me institucionet financiare ndërkombëtare. Ekonomia e Maqedonisë do të rimëkëmbet dhe do të ecë përpara. Përkushtimi drejt realizimit të reformave dhe integrimeve euro-atlantike në afat të mesëm do ta intensifikojnë rritjen. Me zgjidhjen e krizës politike do të stabilizohet aktiviteti i investimit”, thekson Tevdovski.

тевдовски богов

Guvernatori i Bankës Popullore të RM-së Dimitar Bogov, i cili gjithashtu merr pjesë në Takimet vjetore në Uashington në intervistë për Zërin e Amerikës vlerësoi se stabilizimi ekonomik dhe politikat e mira ekonomike mund ta kthejnë Maqedoninë në trendin solid të rritjes.