Shkruan Teuta Arifi

Kur qëllimi nuk është pushteti dhe karrigia humbja nuk është edhe aq e thellë, por kur lufton për të mirën e përgjithshme të vendit dhe popullit për të cilin desh dha jetën, kjo po që të lë shije të keqe.

Rezultatet e zgjedhjeve edhe njëherë vërtetuan që populli shqiptar akoma nuk ka arritur nivelin e duhur të vetëdijësimit politik, duke besuar akoma në politikat e vjetra manipuluese që nuk të çojnë askund veç dështimit.
Struga si çdo qytet tjetër dha mesazhin e saj, nuk mori parasysh faktin që ka përpara një lider të pakontestueshëm i cili vuri gjithçka në dispozicion të qytetarëve, madje edhe jetën e tij, për të luftuar drejt asaj që na takon si popull.

Ziadin Sela mbase humbi Strugën, por kjo nuk i pengon aspak të jetë figura më e shquar e politikës aktuale. I gjithë ky realitet politik në vend kërkon një analizë të thellë duke u nisur nga fakti që fitues është gjithmonë ai për të cilin njerëzit ankohen si i padrejtë, i korruptuar apo i padenjë për të qenë aty ku është. Struganët ose besojnë verbërisht në të keqen ose janë të paaftë për ta bërë dallimin mes të bardhës dhe të zezës.
Qëndro i pamposhtur kryetar, edhe pse realiteti politik nuk të meriton, ti vazhdo, lufto dhe ndryshoje atë.

Ditë të bardha do të vijnë!

Autorja është  studente pranë  UEJL  (Tetovë) drejtimi Komunikim Ndërkombëtar