Të dashur qytetarë,
Kaluam një fushatë intenzive gjatë kësaj periudhe.
Shpalosëm ofertën tonë, që është një vazhdimësi e punës serioze që bëmë gjatë këtyre 4 viteve.
Si rezultat i qeverisjes transparente, dekriminalizuese, bëmë të mundur që sot:
•Tetova të jetë me ujësjellës.
•Tetova sot të jetë pa deponi.
•Tetova sot të jetë pa tymin e Jugohromit.
•Tetova sot të jetë me 20 kilometra asfaltim.
Falenderoj të gjithë aktivistët, familjet, qytetarët e të këtij vendi, që na hapën dyert me entuziazmin më të madh.
Falenderoj shefat e shtabeve për punën e përkryer që kanë bërë, duke mobilizuar të gjithë aktivistët, simpantizantët e Bashkimit Demokratik për Integrim.
Falenderoj listën e këshilltarëve dhe kryesuesin e listës. Falenderoj shefin e shtabit Komunal, dhe zv.Kryeministrin e Qeverisë, për mbështetjen e pa kursyer që më ka dhënë, Falenderoj Kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim për mbështetjen maksimale që ka investuar tek ne,
Falenderoj Tetovarët e mi të cilët besojnë në vizionin tonë dhe gjithë komunitetet të cilët besuan tek ne, në mënyrë të pa lëkundur.
Në këto zgjedhje u përballën dy oferta:
•Argumenti dhe Iluzioni
•Faktet dhe Mashtrimi
Jepi forcë argumentit duke rethuar numrin 3 më “15 Tetor”.
Jepi forcë vizionit i cili është i dëshmuar në këto 4 vite.
Me votën tënde ti do të bësh realitet:
• Hapjen e 3 bulevardeve( ILIRIA, Bllagoja Toska, Industrialja)
• Gazifikimin e objekteve publike
• Sheshin e ri “ILIRIA”
• Projektin 33 milion eurosh të fituar tashmë nga fondet IPA
• Arsim cilësorë
• Komunë transparente dhe solidare ndaj qytetarit
Ti din të bësh dallimin✔️
NDRYSHIMI VAZHDON ME NE✔️ ❤3️⃣❤