Tetova feston dyfish dhe në fjalorin ndryshe thyen një mit. Atë se nuk e bënë burra të fuqishëm të politikës në Tetovë e bëri një grua që luftoi në shumë fronte.

Luftoi me sëmundjen e saj që e mposhti.Luftoi dhe fitoi ndaj akuzave të ulëta , luftoi kundër politikës së keqe të VMRO-së, luftoi për ndryshimin e madh duke sjellë ujin, hequr mbeturinat, por mbi të gjitha luftoi edhe për një mandat të dytë.

Kjo përbën lajm. T’a fitosh Tetovën dy herrë rradhazi kjo duket si t’a kalosh një mur të madh, një fortesë, një kala.Teuta me forcën e një lideri dhe me emrin e një mbretëreshe, morri kurrorën e dyfishtë në qytetin e saj që i besoi edhe një mandat të dytë, për herë të parë në historinë e lavdishme të këtij qyteti.

T’a fitosh Tetovën këtë qendër të rezistencës, këtë qendër shqiptare, këtë vatër arsimi duhet të kesh bërë shumë për të. Ajo morri edhe një mbështetje për të vazhduar rrugëtimin drejt një ndryshimi të madh që e pret këtë qytet.

Ajo ka projekte që duhet t’i realizojë në këtë mandat të dytë.I tha një nga një në fushatë, në debate, kudo. Tetova ka nevojë për ndryshime tjera dhe Teuta e di këtë.

Por ajo e di se tani do t’a ketë më lehtë sepse qytetin që do t’a drejtojë ajo ,ka tashmë ajër të pastër, ka ujë, ka jetë.Por ka edhe fushëveprim për të.

Atë nuk do t’a pengojë më pushteti i centralizuar. Teuta ka ide dhe mekanizmin e ideve bashkë me një ekip të ri me plot përkushtim dhe profesionalizëm , do t’a realizojë gjysmën tjetër të mbetur .Teuta fitoi në Tetovën e saj dhe të shqiptarëve.

Fitoi mandatin e dytë dhe kjo ka një koeficient ndryshe të jesh i bindur se mund t’a bësh këtë, aq më tepër kur shumë ke kundër.Teuta fitoi kundër shumë kundërshtarëve ,por i’a doli fuqishëm më ëndrrën e madhe të ndryshimeve.