Në komunën e Tetovës procesi i votimit është duke rrjedhur në rregull dhe nuk janë vërejtur ndonjë incident. Sipas informacioneve nga sekretari komunal zgjedhor Nazmi Dauti, dalja deri në orën dhjetë është 4.83 për qind.

“Sipas informacioneve që posedojmë ne si Komision komunal zgjedhor, nga gjithsej 82.798 votues, deri në orën 10:00 kanë votuar 4.003 votues që në për qind i bie 4.83 për qind të votuesve. Mendojmë që fluksi i votuese do të rritet në orët e pasdites. Deri më tani nuk kemi informacione nga ndonjë këshill zgjedhor për ndonjë pengesë konkrete, i tërë procesi është duke u zhvilluar në rregull”, ka thënë Nazmi Dauti.