Tredhjetë e pesë vjeçarja nga Tetova mbrëmë është sulmuar dhe u grabit nga një person i panjohur në udhëkryqin në mes rrugëve “Blagoja Toska” dhe “JNA”, njofton TetovaSot

Siç njoftoi Ministria e Brendshme, personi i panjohur iu afrua tetovares Z.A., filloi të tërhiqte dhe me dorën e majtë ia mori portofolin, në të cilin kishte 500 euro dhe 600 denarë dhe më pas iku në rrugën “29 Nëntori”.

Vjedhja që ndodhi në orën 00:30 është raportuar nga Z.A. sot rreth orës 01:00.

Po merren masat për të gjetur kryerësin dhe po punohet në zbardhjen e plotë të rastit./TetovaSot/