oalicioni mes Lëvizjes BESA dhe Aleancës për Shqiptarët është dashur të realizohet shumë më herët e jo vetëm pak ditë para rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale. Kështu thonë qytetarët e anketuar në Tetove nga Medial.mk. Sipas tyre ky koalicion, është koalicion interesi. 

“Populli çdoherë shpreson për mirë, por ama bizneset e tyre nuk i dimë.”

A mund të jetë bërë ky koalicion për të mirën e popullit?

“Shumë pak, besoj.”

“Nuk e di, por si duket më tepër për interesa të veta janë bashkuar. Më herët është dashur të bashkohen, tash është pak vonë, por ndoshta bëhet mirë diçka.”

“Këto koalicione janë të mira. Janë në të mirë të popullit. Është dashur të bëhen edhe më herët, por politika e ka të veten, çfarë të them më tepër, shumë mirë është…”

Një pjesë tjetër e qytetarëve thonë se derisa bëhet fjalë për koalicione mes shqiptarëve, ato janë çdoherë të mirëseardhura, kurse koalicionet me partitë maqedonase i klasifikuan si në dëm të popullit.

“Koalicionet që kanë bërë partitë shqiptare është mirë që e kanë bërë, kurse ky koalicioni tjetër, me dushmanin unë asnjëherë nuk do të kisha bërë.”

Si i shihni koalicionet e partive shqiptare tash pak para zgjedhjeve?

“Më mirë fare mos më ngatërro mua…”

A janë këto në të mirë të popullit?

“Nuk kam koment…”

Si i sheh këto koalicione të partive shqiptare, a është mirë që janë bërë bashkë?

“Nuk e di, vetëm të të gënjejë. Nëse të gënjejë është keq, kështu që më mirë është të mos flas e të them nuk e di!”

Si i shihni koalicionet e partive shqiptare tash pak para zgjedhjeve?

“Nuk merrem me politikë, faleminderit…”

Ndryshe, Lëvizja BESA dhe Aleanca për Shqiptarët para pak kohe realizuan një marrëveshje koalicioni për zgjedhjet lokale, duke bashkuar forcat dhe duke pretenduar fitore në komunat me shumicë shqiptare.