Deri sa Tetova sot në çdo anë asfaltohet dhe qytetarët e ndjen e prekin e shijojnë LRPdsh së Selës i pengon rregullimi i qytetit dhe sot ata u fotografuan për të treguar se nuk punohet.

Rruga e Banjës është rruga që tetovarët e kanë pritur më vitë të rregullohet dhe të ecin për të marrë ajër të pastër LrPDSH tregon përralla se në Tetovë nuk punohet.

Sot deri sa kryesia e LRPdsh fotografohej afër Kazermës asfaltohej, rrugë që me vite të tëra qytetarët kanë hasur në vështirësi në qarkullim sot kjo rrugë është e rregulluar dhe banorëve ju lehtësohet lëvizja.

Ndryshe edhe ditëve në vijim derisa të tjerët do të fotografohen, rrugët e Tetovës do të asfaltohen.

Qytetarët nuk duan fotografi, nuk duan vizatime 3d ata duan ujë të pijshëm, rrugë pa gropa, hapësira të gjelbra dhe shkolla të mira./TetovaSot/