SHKRUAN: NEHAT JAHIU

Që kur ka filluar kampanja zgjedhore po më bie të lexoj dhe të dëgjoj në mjetet e informimit gjithëçka. Në shumtën e rasteve po qeshem me veten se ku i gjejnë disa tituj dhe i postojnë edhe në rrjete të ndryshme e sidomos ne facbook. Disa shkruajnë duke i prezentuar tubimet e partive politike shqiptare këtu në Maqedoni gjatë prezentimit të kandidatve të numinuar për kryetarë komunash para opinionit dhe thonë : PO DRIDHET…, Disa të tjerë TËRMET NË… Disa tjerë diç tjetër thonë e shkruajnë. A thua vallë nuk shohin këto njerëz para veta apo  shohin, por shohin ëndrra syhapur në mes të ditës!?… Ka kohë që këta të njejtit liderë partish dhe shumë njerëz rreth tyre me vite të tëra sillen rreth partive politike vetëm i ndrrojnë postet, ndërsa  disa kurr nuk mund të arrijnë të kapin ndonjë postë në partitë e tyre i ndrrojnë partitë si ndonjë lavire që i ndrron burrat për çdo natë dhe gjithë e bëjnë për interese personale, sepse me vite të tëra i njohim dhe asgjë kurr nuk kanë bërë për popull pos që janë pasuruar në emër të popullit duke i mashtruar për të ua marr votat. Në këtë rast nuk do të ndalem as në të arriturat e tyre dhe as në dështimet, sepse më shumë kanë dështime se sa  të arritura, por më së tepërmi më detyruan disa të shkruaj ca fjaë rreth disa titujve të pakapshëm në kohën e sotme dhe shumë qesharak siç është titulli. TËRMET NË… Sa i përket fjalës së tërmetit  e dinë çdokush se çfarë do të thotë kjo fjalë dhe dhashtë Zoti që të na ruaj nga tërmeti, sepse të gjithë e dinë se çfarë pasoja sjellë tërmeti. Por, kuptohet se ata që postojnë shkrime me tituj të tillë nuk e kanë fjalën për fjalën tërmet, gjegjësisht dridhje të tokës, por gjithnjë aludojnë në tubimet e tyre dhe kandidatve të partive të tyre të nominuar për krytarë komunash  gjatë fjalimeve të tyre duke u çirrur nëpër tubime bëjnë tërmete. E sidomos kur e marrin fjalën liderët e partisë ata jo vetëm që bëjnë “ tërmet” por edhe ngrisin llavë gati në lartësi të qiellit nga shpërthimet e vullkaneve. A thua këta njërëz mendojnë se ne jemi rritur në hënë dhe nuk i njohim me vite të tërë se çfarë kanë bërë gjatë karrierës së tyre këta liderë partish dhe këta kandidatë komunash për ta ndihmuar këtë popull. Disa shkojnë aq larg duke aluduar se patriotizmi i tyre ka arritur aq larg që të bëjnë edhe tërmete. Të gjitha këto gjera dhe shumëçka janë lojëra fëmijërore, sepse atdhetarët e vërtë kur nuk i kam dëgjuar duke thënë se ne dridhim, ne bëjmë apo bëmë tërmete, sepse ata ( ato ) që bëjnë vepra nuk flasin dhe nuk shkruajnë tituj të tillë, por këta i bëjnë ata   ( ato) që gjatë jetës së tyre kurr nuk kanë bë vepra as me pushkë e as me penë, por vetëm kanë krokorisur dhe krokasin si gjela në maje të plehut. Vetëm edhe disa fjalë ti them rreth fjalës DRIDHJE DHE TËRMET. Edhe njëherë po e përsëris se dridhje dhe tërmet bënë Zoti, ndërs disa që aludojnë tek luftrat që i ngjajnë tërmeteve do të u kisha thënë se kur ishte koha për të bërë dridhje dhe tërmete e treguan veten bijat dhe bijtë më të dashur tëshqiptarisë edhe këtu në Maqedoni që u futën në pikat e vdekjes dhe luftuan. Disa prej tyre u plagosën, ca të të tjerë mbetën invalida e ca të tjerë rënë në Altarin e Lirisë për të ia fal jetën lirisë dhe atdheut dhe sot ata ( ato) mbajnë titullin më të lartë DËSHMORË TË KOMBIT. Ata ( ato) ishin qe DRIDHËN DHE BËRËN TËRMETE NË…Ata ishin bijat dhe bijtë e shqipes që ndryshuian me pushkë në dorë kushtetuta.Ata  ua dhanë shansën ju të flisni shqip nëpër institucione. Në emër të tyre ndryshuan dhe do të ndryshoj shumëçka në këtë Maqedoni ose fare nuk do të ekzistoj ky shtet. Ky shtet mund të ekzistoj i barabartë me shqiptarët patjetër ose nuk do ekzistoj fare, sepse për këto të drejta është derdhur gjak dhe janë flijuar jetra, por ama jo nga disa të vetshpallur “ “atdhetarë” që po na bëkan TËRMET DHE DRIDHJE NË…, nëpër tubime partiake për të zënë kolltuqe, sepse një numër shumë i mash nga këta “ trima” në kohën e luftës ishin futur në vrimat e mijnjve sëbashku me këta që po shkruajnë tituj DRIDHJE NË…. TËRMET NË… etj.