Tërmet me magnitudë prej 2,6 ballësh sipas Shkallës së Rihterit është ndier paradite në Ohër dhe rrethinë.

Observatori sizmologjik pranë Fakultetit matematikor natyror në Shkup informon se tërmeti është regjistruar në orën 11:18 me epiqendër e cila rrjedh nga rajoni epiqendror i Ohrit, 105 kilometra në jugperëndim të Shkupit.

Tërmeti është ndier nga popullata në pjesën jugperëndimore të vendit, përkatësisht në Ohër dhe rrethinë me intensitet prej tre deri katër ballë sipas Shkallës makrosizmike evropiane.